Aksident i rëndë në Turqi, përmbyset autobusi, raportohet për viktima dhe të plagosur

20:55 | 03 Maj 2026
aksident-i-rende-ne-turqi,-permbyset-autobusi,-raportohet-per-viktima-dhe-te-plagosur

Një autobus pasagjerësh është përmbysur këtë të diel në Turqi, në aksin rrugor Malatya–Adıyaman, duke shkaktuar viktima dhe të plagosur.

Aksidenti ndodhi në zonën Doğanşehir-Sürgü, një segment i njohur për kthesat e vështira. Sipas informacioneve paraprake, të paktën katër persona kanë humbur jetën, ndërsa rreth 15 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Autoritetet kanë mbërritur në vendngjarje dhe po vijojnë hetimet për shkaqet e aksidentit. Gjendja e disa prej të plagosurve raportohet e rëndë.

Komento: