Aksident i rëndë në Veternik, ka edhe të lënduar

19:59 | 27 December 2018

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash.

Një këmbësor ka pësuar lëndime të rënda trupore, pasi është goditur nga një makinë në lagjen Veternik të Prishtinës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00. Lajmin e ka konfirmuar për KTV, Flora Ahmeti, zëdhënëse në Policinë e Kosovës, për rajonin e Prishtinës.

“Rreth orës 18:00 policia ka pranuar informacion për një aksident trafiku në lagjen Veternik. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar një këmbësor i cili është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Komento: