Aksident në Viti, dy persona të lënduar.
Në fshatin Tërpezë të Vitisë dje ka ndodhur një aksident trafiku.
Vozitësi deri sa ishte duke drejtuar veturën, nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës me ngrica, ka humbur kontrollin ndaj veturës dhe ka goditur një mur të një shtëpie.
Policia njofton se si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi i veturës dhe një pasagjere.
Pas tretmanit mjekësorë pasagjerja është liruar për në shtëpi ndërsa vozitësi i veturës është ndaluar për trajtim të mëtutjeshëm.