Ky fillim vit nuk ka qenë shumë i qetë në trafik, pasi që ka pasur shumë aksidente.
Në Vushtrri nga Policia e Kosovës raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të tre veturave civile.
“Si pasoj e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar shtatë persona dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë’, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.
Ndrzshe, si shkaktarët kryesor të aksidenteve në vend po konsiderohet të jetë tejkalimi i shpejtësisë, anashkalimi dhe përdorimi i telefonit.