Aksident i rëndë, pësojnë lëndime dy femra – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Aksident i rëndë, pësojnë lëndime dy femra

22:55 | 25 Dhjetor 2018

Edhe një aksident është regjistruar në mbrëmjen e sotme.

Një aksident i rëndë ka ndodhur para disa çastesh në Xerxe të Komunës së Rahovecit.

Në këto pamje të dërguara nga vendi i ngjarjes, shihet vetura e cila është rrotulluar.

Një dëshmitari për Indeksonline ka treguar se veturën po e voziste një femër ku ishte bashkë me një pasagjere në momentin e aksidentit.

Për pasojë nga aksidenti, njëra është në gjendje të rëndë dhe është dërguar për në QKUK për të marrë shërbim emergjent, ndërsa tjetra është dërguar në Spitalin e Gjakovës.

Këto ditë kur temperaturat në vend kanë ndryshuar, edhe aksidentet janë shtuar.

Të shtunën dy persona kanë vdekur në aksidente të ndara, njëra në dalje të Lipjanit e tjetra në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

Komento: