Aksident i rëndë trafiku, disa përsona shihen të shtrirë në rrugë

14:45 | 27 Korrik 2020

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë – Pejë.

Si pasojë e një aksidenti të ndodhur rreth orës 13:30 në Sllatinë janë lënduar tre persona.

Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Daut Hoxha bëri të ditur për Indeksonline se në aksident ishin të përfshira një automjet, një kombi dhe një kamion.

“Tre persona raportohet të kenë marrë lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa njësiti për menaxhim dhe kontroll të autostradës dhe Policisë së Kosovës po merren me rastin”, tha Hoxha.

Komento: