Aksident i rëndë trafiku, dyshohet për një viktimë

14:02 | 02 Maj 2020

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Komunën e Deçanit.

Në fshatin Baballoq të Komunës së Deçanit ka ndodhur një aksident i rëndë dhe dyshohet për një viktimë.

Si pasojë e aksidentit njëra nga veturat ka përfunduar poshtë rrugës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe zjarrfikësit, dhe Policia e Kosovës.

Ne do t’iu mbajmë të informuar rreth rastit.

Komento: