Aksident i rëndë trafiku, humb jetën 23 vjeçari – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Aksident i rëndë trafiku, humb jetën 23 vjeçari

11:31 | 25 Dhjetor 2019

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në komunën e Deçanit.

Një 23-vjecar me inicialet F.H ka humbur jetën e një tjetër ka marrë lëndime të rënda trupore në një aksident trafiku i cili ka ndodhur në mesditën e 23 dhjetorit në fshatin Isniq, komuna e Deçanit. Lajmin e ka konfirmuar zyra e policisë rajonale të Pejës.

“Ju njoftojmë se më datën 23.12.2019 rreth orës 14:53 në rrugën Pejë- Deçan, në fshatin Isniq – Deçani ka ndodhur një aksident në komunikacionin rrugor, me ç’rast një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka pësuar lëndime të rënda trupore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas të dhënave nga hetuesit nga vendi i ngjarjes, në ketë aksident ishte përfshirë një automjet me targa regjistrimi të jashtëm. Ngasësi i automjetit kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes sipas konstatimit mjekësor, ndërsa pasagjeri kishte pësuar lëndime të rënda trupore, me ç’rast është dashur të intervenojë edhe njësiti i zjarrfikësve.

Personi i lënduar, është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal Pejë dhe për shkak të lëndimeve të rënda më pastaj është dërguar për QKUK Prishtinë, sepse gjendja e tij ishte serioze.

Deri të aksidenti ka ardhur për deri sa drejtuesi i automjetit kishte qenë duke qarkulluar nga drejtimi i Deçanit në drejtim të Pejës, më të arritur në fshatin Isniq në vendin e quajtur ‘te ura e Demës’, për shkak të shpejtësisë shumë të madhe kishte humbur kontrollin mbi timon, ka dalë jashtë rruge në të djathtë dhe është përplasur me një shtëpi.

Në ketë aksident, jetën e ka humbur shtetasi F. H. vjeç rreth 23 (m.k.sh.), ndërsa lëndime të rënda ka pësuar Sh. K. lindur vitin 1993 (m.k.sh.).

Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me urdhër të prokurorit shtetit

Komento: