Aksident i rëndë trafiku, humb jetën 38-vjeçari

20:01 | 15 Korrik 2020

Një person ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë trafiku.

Mbrëmjen e sotme një aksident me pasojë vdekjen ndodhi në Rubik.

Rreth orës 19:00, 38-vjeçari me iniciale Xh.N. humbi kontrollin e motorit duke dalë nga rruga.

Për shkak të plagëve të rënda ai ka humbur jetën

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethana të ngjarjes.

Komento: