Aksident i rëndë trafiku, humb jetën një vajzë

11:40 | 28 Dhjetor 2018

Një aksident i rëndë trafiku mes dy veturave ka ndodhur dje në fshatin Dollc të Klinës, ku për shkak të lëndimeve të rënda ka humbur jetën një vajzë.

Policia e Kosovës njofton se lëndime kanë pësuar edhe dy persona tjerë.

“Fsh. Dollc, Klinë 27.12.2018 – 10:00. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të dy veturave civile. Si pasojë e aksidentit të dy ngasësit dhe një pasagjere të gjithë K-Shqiptar kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Rreth orës 18:00 e lënduara e dërguar në QKUK ka ndërruar jetë, me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në autopsi dhe me pas ju është liruar familjarëve për ceremoni mortore. Rasti është duke u hetuar”, tha policia.

Ndryshe, policia vazhdimisht po bën apel për kujdes në komunikacion.

Komento: