Aksident i rëndë trafiku, lëndohen dy persona

13:09 | 24 Qershor 2019

Dy persona janë lënduar në një aksident të rëndë trafiku.

Një aksident trafiku ka ndodhur të dielën në Kaçanik, ku si pasojë e kësaj lëndime trupore kanë pësuar dy persona.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së dielës, në rrugën “Ismajl Raka” në Kaçanik, ku një veturë dhe një motoçikletë janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi i motoçikletës së bashku me pasagjerin që ka qenë në motoçikletë.

Të lënduarit ndihmën e parë e kanë marrë në emergjencën e Kaçanikut e më pas janë dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë.

Komento: