Aksident i rëndë trafiku, lëndohen pesë persona

09:13 | 11 February 2019

Në një aksident trafiku të ndodhur mbrëmë janë lënduar pesë persona.

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti ku u përfshin tri vetura në qytetin e Mitrovicës.

Këtë e ka konfirmuar për klankosova.tv, zëdhënësi i Policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti.

“Rreth orës 18:00 ka ndodhur një aksident me të lënduar në të cilin janë përfshirë tri vetura”, ka thënë ai.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Mbretëresha Teutë”, ndërsa të lënduarit pasi kanë marrë tretman mjekësor janë liruar për në shtëpi.

Komento: