Aksident i rëndë trafiku, lëndohen tre persona

20:47 | 04 Gusht 2021

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 18:00 në rrugën fshatin Bajgorë të Podujevës.

Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se ngasësi i një automjeti, për arsye akoma të panjohura ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident”, ka deklaruar Ahmeti.

Komento: