Aksident i rëndë trafiku në autostradë, 3 persona të lënduar rëndë

21:52 | 25 Korrik 2022

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e pasdites në autostradën “Arbën Xhaferi”.

Lidhur me rastin për Indeksonline është deklaruar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili njofton se tre persona kanë marrë lëndime të rënda.

“Rreth orës 19:40 në autostraden Arbën Xhaferi, në segmentin rrugorë Lipjan-Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime ku tre persona dyshohet se kanë pësuar lëndime të rënda.

Njesitë e trafikut janë në vendin e ngjarjes së bashku me ekipet mjekësore. Personat e lënduar janë dërguar në SHSKUK-Prishtinë, për trajtim mjekësor.

Policia e Kosovës vazhdon të apeloj te të gjithë pjesëmarrësit në trafik, që të kenë kujdes të shtuar dhe të respektojnë rregullat e trafikut”, u shpreh ai.

Komento: