Aksident i rëndë trafiku në Drenas, publikon pamje nga vendi i ngjarjes

15:35 | 05 Prill 2019

Aksidentet e trafikut kanë filluar të bëhen shumë të shpeshta në vendin tonë.

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak çastesh në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, në afërsi të “Parkut të Biznesit” në Drenas.

Në videon e dërguar shihet se në këtë aksident janë përfshirë dy makina të vogla dhe një kamion.

Nuk dihet ende nëse ka të lënduar, megjithatë sipas pamjeve dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Komento: