Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Ferizaj.
Lajmin e ka konfirmuar Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt.
Aksidenti ka ndodhur në ora 17:00 dhe një person ka mbetur i lënduar.
“Veç dëmeve të shkaktuara materiale është lënduar një person, i cili për tretman mjekësor është dërguar në qendrën emergjente në Ferizaj. Njësia e Hetimeve te Aksidenteve po e heton rastin”, ka thënë ai.