Aksident i rëndë trafiku në Fushë Kosovë, ka edhe të lënduar

08:14 | 31 Janar 2020

Aksidentet nuk kanë të ndalur rrugëve të Kosovës.

Një vet-aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur në Fushë Kosovë, rreth orës 23 e 30.

Rasti ka ndodhur konkretisht në Bresje, ndërkaq një person ka marrë lëndime trupore.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia dhe Ambulanca.

Lajmin e ka bërë të ditur, Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës.

Krasniqi ka thënë se ekipet e njësisë së trafikut janë duke u marrë me rastin duke mos dhënë detaje të tjera rreth vet-aksidentit.

Komento: