Aksidentohen tri vetura në Istog, ka të lënduar.
Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti të ndodhur mes tri veturave, para pak çastesh në Cërcë të Istogut.
Lajmin për e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi tha se të lënduarit janë dërguar në QKMF për trajtim mjekësor, ndërsa policia po merret me rastin.
Fotografi nga vendi i ngjarjes:
Policia e Kosovës vazhdimisht po bën apel tek të gjithë pjesëmarrësit e komunikacionit që t’i respektojnë rregullat në trafik.