Aksident i rëndë trafiku në Istog, lëndohen katër persona

21:46 | 02 Gusht 2019

Në orët e pasditës ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku.

Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë ditës së sotshme në fshatin Dubravë të Istogut mes dy automjeteve të tipit ‘Audi’ dhe ‘Passat’.

Indeksonline kontaktoi me Zëdhënësin e Policisë për Rajonin e Pejës, Xhevat Ibra.

Ai e konfirmoi se nga ky aksident katër persona janë lënduar.

“Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Dubravë të Istogut mes dy automjeteve. Nga ky aksident katër persona kanë mbetur të lënduar. Ata janë jashtë rrezikut për jetë. Tre nga të lënduarit janë liruar nga Spitali Rajonal i Pejës pasi e kanë marrë tretmanin mjekësor. Njëri nga është ndaluar në Spital për t’iu përcjellë gjendjen e tij”, ka treguar Ibra.

Komento: