Aksident i rëndë trafiku në Klinë, vetura bëhet shkrumb e hi

13:13 | 04 Janar 2021

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Dollcë të Klinës, sot rreth orës 12:09.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka treguar se ka disa persona të lënduar por ende nuk dihet numri i tyre.

Sipas tij aksidenti ka ndodh mes një veture dhe kombi.

Si pasojë e aksidentit vetura është djeg krejtësisht, ndërsa kombi është djegur vetëm në një pjesë.

E lëndime trupore kanë pësuar dy persona, një mashkull dhe një femër.

“Sot rreth orës 12 e 19 minuta policia është njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Dollc. Në aksident janë të përfshira dy automjete, një kombi i cili 50 për qind e ka përfshirë zjarri dhe vetura e cila krejtësisht është përfshirë nga zjarri. Persona të lënduar janë në drejtim të spitalit, po presim informacione”, ka thënë ai.

Komento: