Aksident i rëndë trafiku në magjistralen Prishtinë-Gjilan, ka të lënduar

18:29 | 20 Shkurt 2019

Në magjistralen Prishtinë-Gjilan ka ndodhur sot një aksident i rëndë trafiku.

Si pasojë e këtij aksidenti i lënduar ka mbetur një person.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Aksidentu ka ndodhur në orët e pasditës, ndërmjet dy veturave. Sipas policëve që kanë dalë në vendin e ngjarjes, aksidenti ka ndodhur kur njëra nga veturat nuk e ka mbajtur distancën e duhur dhe ka goditur veturën tjetër. Si pasojë e kësaj, një person ka lëndime të lehta trupore, dhe pas tretmanit mjekësor do të lëshohet për në shtëpi”, ka thënë Hashani.

Komento: