Reshjet e fundit e kanë rritur numrin e aksidentëve.
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutash në magjistralen Prishtinë-Podujevë, konkretisht në fshatin Lebanë.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, dhe si pasojë e këtij aksidenti ka edhe persona të lënduar.
Sipas pamjeve të siguruara, në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e ndihmës së shpejtë dhe ato të Policisë.
Ndërkohë, sipas dëshmitarëve rruga është bllokuar, teksa edhe janë krijuar kolona të gjata./Llapi. info