Aksident i rëndë trafiku në magjistralen Prishtinë – Podujevë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Aksident i rëndë trafiku në magjistralen Prishtinë – Podujevë

20:04 | 02 Janar 2019

Reshjet e fundit e kanë rritur numrin e aksidentëve.

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutash në magjistralen Prishtinë-Podujevë, konkretisht në fshatin Lebanë.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, dhe si pasojë e këtij aksidenti ka edhe persona të lënduar.

Sipas pamjeve të siguruara, në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e ndihmës së shpejtë dhe ato të Policisë.

Ndërkohë, sipas dëshmitarëve rruga është bllokuar, teksa edhe janë krijuar kolona të gjata./Llapi. info

Komento: