Aksidentet e trafikut vetëm sa shkojnë e shtohen në vendin tonë.
Një i tillë ka ndodhur para pak minutave në fshatin Qyshk të komunës së Pejës.
Nga ky aksident nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.
Në aksident janë përfshirë një veturë e markës gjermane ‘Golf’ dhe një kamion.
Policia e Pejës e ka bllokuar aksin ku ka ndodhur aksidenti duke organizuar trafikun në rrugë dytësore.