Aksident i rëndë trafiku në Pejë, goditet një këmbësor

19:22 | 04 Dhjetor 2019

Aksidentet e trafikut janë bërë shumë të shpeshta në vendin tonë.

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në Pejë, ku një motoçikletë ka goditur një këmbësor

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 16:10 në rrugën “Bill Clinton” ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një motoçiklisti dhe një këmbësori, këmbësori është dërguar në spitalin rajonal në Pejë dhe sipas ekipit mjekësor është jashtë rrezikut për jetën.

Rugova ka bërë të ditur se njësitë e trafikut rajonal janë duke u marrë me rastin.

Komento: