Aksident i rëndë trafiku në Podujevë, lëndohen shtatë persona

22:47 | 27 Tetor 2020

Lëndohen shtatë persona në një aksident në Podujevë.

Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Podujevë

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Më 27.10.2020 rreth ores 21:15 eshte raportuar nje aksident trafiku ndermjet 2 automjeteve, ne rr. ZAHIR PAJAZITI në Podujevë. 7 persona kanë kërkuar ndihmë mjeksore, përderisa njësitet kompetente policore i jane pergjigjur rastit dhe po kryejnë hetime lidhur me shkaqet e aksidentit”, ka thënë Hoxha.

Komento: