Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë, dërgohen në QKUK dy këmbësorë

11:59 | 25 Gusht 2020

Aksident në Prishtinë, dy këmbësorë dërgohen në QKUK.

Një aksident komunikacioni mes një automjeti dhe dy këmbësorëve ka ndodhur sot rreth orës 11:00 në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti ka konfirmuar se si pasojë e aksidentit dy këmbësorë janë lënduar.

“Sot rreth orës 11:00 në rrugën Dëshmorët e Kombit në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku në mes një automjeti dhe dy këmbësorëve. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar dy këmbësorët, të cilet janë dërguar në kliniken emergjente në QKUK, për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i komunikacionit”, ka thënë ajo.

Komento: