Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë, lëndohen tre persona

19:49 | 22 Korrik 2020

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksideni trafiku në Prishtinë.

Personat kanë mbetur të lënduar nga aksidenti që ndodhi në rrugën “Fahriu Fazliu” në Prishtinë.

Aksidenti ka ndodhur mes dy veturave.

Këtë e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.

“Sot, më 22.07.2020, në ora 17:41, policia është njoftuar për një aksident trafiku në rrugën ‘Fahri Fazliu” Prishtinë. Në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime. Njësia e trafikut është duke bërë shikimin (matjet) e vend-ngjarjes”, ka thënë Krasniqi.

Komento: