
Në rrugën Mitrovicë – Prishtinë ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
‘’Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot rreth orës 17:30, ne rrugën nacionale Mitrovicë -Prishtinë segmenti rrugor zona e fshatit Nadakovcë’’, ka thënë Zahiti.
‘’Në aksident ishin të perfshira dy vetura civile, ku si pasoje e lendimeve te pesuara tre persona kane kërkuar tretman mjekësor’’.