Aksident I rëndë trafiku në rrugën Prishtinë – Podujevë, dyshohet për dy viktima

10:46 | 09 Janar 2022
Ilustrim

Një aksident trafiku mes të paktën tri automjeteve ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Prishtinë-Podujevë, konkretisht në fshatin Vranidoll të Prishtinës.

Sipas informacioneve të para nga vendi i ngjarjes, dyshohet për dy viktima dhe persona tjerë të lënduar.

Ne kemi kontaktuar policinë për këtë aksident dhe është në pritje të një konfirmimi zyrtar.

Komento: