Aksident i rëndë trafiku në Skenderaj, ka të lënduar

09:47 | 14 Korrik 2019

Aksidentet e trafikut janë bërë shumë të shpeshta në vendin tonë.

Një i tillë ka ndodhur të shtunën në fshatin Llaushë të Skenderajt, si pasojë e këtij aksidenti një grua ka marrë lëndime trupore.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërkaq rasti është duke u hetuar.

Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se aksidenti ka ndodhur në mes dy automjeteve civile.

Komento: