Aksident i rëndë trafiku para Kuvendit të Kosovës, ka edhe të lënduar

11:02 | 07 Mars 2019

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak çastesh afër Kuvendit të Kosovës.

Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.

Brime të ORAinfo bëjnë të ditur se nga aksidenti është lënduar rëndë motoçiklisti.

Në vend të ngjarjes ka dal ndihma e shpejtë dhe policia.

Sipas dëshmitarëve mosrespektimi i shenjave të komunikacionit ka ndikuar në shkaktimin e këtij aksidenti të rëndë. /ORAinfo/

Komento: