një person ka mbetur pa shenja jete si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur dje në Lipjan.
Policia raporton se i dyshuari mashkull K-Shqiptar përderisa ishte duke drejtuar veturën me targa lokale, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes, është aksidentuar me një veturë tjetër me targa lokale që drejtohej nga viktima mashkull K-Shqiptar.
Si pasojë e aksidentit të dy drejtuesit pësojnë lëndime trupore dhe janë dërguar ne QKUK për tretman mjekësor, ku viktima si pasojë e lëndimeve të rënda ndërron jetë.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion ndërsa, i dyshuari është dërguar në mbajtje.