Aksident i rëndë trafiku, vdes një person

14:28 | 03 Shkurt 2020

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur më 1 shkurt në Gjakovë.

Sipas njoftimit deri te aksidenti ka ardhur për shkak të humbjes së kontrollit nga shoferi i automjetit.

Si pasojë lëndime trupore kanë dy meshkuj K/Shqiptarë. I dyshuari duke mos u përballuar lëndimeve të marra ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor ndërsa i lënduari tjetër është dërguar në spitalin e Gjakovës për trajtim mjekësor. Në konsultim me prokurorin, trupi i pajetë u është dorëzuar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në njoftim.

Komento: