Aksident i rëndë, tre person lëndohen

14:58 | 06 Maj 2019

Aksidentet rrugore janë shtuar shumë kohëve të fundit.

Një aksident trafiku me të lënduar është raportuar sot rreth orës 13:00. Aksidenti ka ndodhur në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë segmenti rrugor ne fshatin Pestovë.

Të përfshira tri vetura civile ku si pasojë lëndime kanë marrë pesë persona të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në QKMF ne Vushtrri.

Nga hetimet e bëra ne vendin e ngjarjes shkaktar i aksidentit dyshohet te jetë mosmbajtja e distancës

Lajmin e ka konfirmuar për Express edhe Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë .

Komento: