Aksident i rëndë, vdesin dy turistë.

12:16 | 06 Maj 2022

Aksident i rëndë në Shqipëri, vdesin dy turistë.

Dy turistë u përfshinë një një aksident rrugor të ndodhur paraditen e sotme në Kryebushat të Shkodrës.

Mësohet se ata po udhëtonin me motor kur janë përplasur me një makinë.

Nga informacionet e para gjëndja shëndetësore e dy turistëve ishtë e rëndë dhe u dërguan për tu dhënë ndihma e parë në spitalin e Shkodrës. Pas disa minutash u mësua se ndërruan jetë.

Ora News mëson se dy turistët janë shtetas polakë, dhe janë goditur nga një makinë tip Golf 5.

Komento: