Aksident i rëndë, vetura del nga rruga

22:57 | 02 Janar 2022

Vetura del nga rruga, lëndohet një grua dhe vajza e saj 5-vjeçare.

Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në afërsi të Xarrës në Sarandë.

Burime bëjnë me dije se 40-vjeçari me inicialet K.A., ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga.

Për pasojë mësohet se janë plagosur gruaja e tij 37 vjeçe dhe vajza 5-vjeçare.

Sipas policisë, të plagosurat ndodhen në spital ku po marrin ndihmë mjekësore. Gjendja e tyre raportohet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 02.01.2022, rreth orës 21:05, në afërsi të Xarrës, shtetasi K.A., 40 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë janë dëmtuar lehtë bashkëshortja shtetasja L.A.,37 vjeçe, dhe vajza 5 vjece, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Komento: