Aksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, një i vdekur e dy të lënduar

19:06 | 10 January 2023

Aksident tragjik në autostradën “Ibrahim Rugova”: Një i vdekur e dy të lënduar.

Një person ka vdekur e dy të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:10 në drejtimin Prishtinë – Prizren, në Vërmicë, shkruan lajmi.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit.

“Njësitet kompetente policore iu kanë përgjigjur rastit, përderisa ekipi mjekësor ka konstatuar se një person ka humbur jetën. Dy persona të tjerë po ashtu si pasojë e aksidentit kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Prizren. Në vendin e ngjarjes kanë dalë Njësiti i hetimeve, zjarrfikësit si dhe autoambulanca, për rastin gjithashtu është njoftuar edhe Prokurori e Mjekësia Ligjore”- kanë thënë nga Policia e Kosovës për lajmi.

Nga Policia kanë shtuar se janë duke u kryer hetime aktive për të mësuar shkaqet e aksidentit.

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve që të jenë të kujdesshëm, të respektojnë shenjat dhe kufizimet e shpejtësisë, posaçërisht në kohë të ndryshimeve atmosferike dhe reshjeve për të shmangur raste të tilla të aksidenteve me pasoja fatale.

Komento: