Aksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, vdesin dy persona

09:17 | 24 February 2022

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, vdesin dy persona, një fëmijë në gjendje të rëndë.

Dy persona kanë vdekur mbrëmë në një aksident të rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, shkruan Reporteri.

Policia njofton se lëndime trupore kanë pësuar dy të mitur të cilët po ashtu ndodheshin në veturë. Njëria nga ta ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Autostrada, Ibrahim Rugova (NN) 23.02.2022 – 22:40. Është raportuar se në kilometrin e 91 të autostradës drejtimi Mazgit-Uglar ka ndodhë aksident trafiku me fatalitet në të cilin kanë qenë të përfshira dy vetura udhëtarësh me targa vendore me ngasës meshkuj kosovarë.

Si pasojë e aksidentit lëndime vdekjeprurëse kanë pësuar drejtuesi i njërës veturë së bashku me pasagjeren të cilët kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar dy fëmijë të cilët kishin qenë në të njëjtën veturë si dhe ngasësi i veturës tjetër.

Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor ku njëri fëmijë është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore kanë dalë ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekja e viktimave, prokurori kujdestar dhe zjarrfikësit. Me urdhër të prokurorit dy trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në IML për obduksion.

Komento: