Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e një vetaksidenti në Hereq të Gjakovës.
Si pasojë e këtij aksidenti, janë lënduar edhe pesë persona.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.
“Një vetaksident ka ndodhur në fshatin Hereq të Gjakovës ku një person ka humbur jetën dhe pesë të tjerë janë lënduar”, ka thënë Gjurkaj.