Një këmbësor është goditur për vdekje nga një veturë në fshatin Jashanicë të Klinës.
Rasti ka ndodhur sot rreth orës 19:05.
Lajmin e ka konfirmuar për Front Online zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, tha ai.
Gashi tha se hetuesit e trafikut dhe njësitet tjera relevante po e bëjnë vendshiqimin dhe janë duke i kryer hetimet për të parë se si ka ardhur deri tek ky aksident”, theksoi Gashi
Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.