Aksident me fatalitet në Kamenicë, vdes një person

09:37 | 25 Qershor 2020

Aksident në Kamenicë, humb jetën një person.

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me motor-katërçikletë që ka ndodhur ditën e djeshme në Kamenicë.

Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 13:40, transmeton Telegrafi.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke e drejtuar një motor-katërçikletë kishte humbë kontrollin mbi të dhe ishte rrokullisë në mes të rrugës. Si pasoj e aksidentit vi.ktima kishte pësuar lëndime vdekjeprurëse dhe ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Më tej, në njoftim thuhet se njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion

Komento: