Aksident me fatalitet në Mitrovicë

23:05 | 18 Shkurt 2026
aksident-me-fatalitet-ne-mitrovice

Një person  ka vdekur si pasojë e një aksidenti në Mitrovicë të Jugut.

Për media, këtë e konfirmoi zëdhënësi i Spitalit të Mitrovicës, Shpend Fazliu.

“Rreth orës 22:20, në Shërbimin Emergjent të Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë është sjellë një i aksidentuar 30-vjeçar, pa shenja jete. Përkundër masave reanimatore në vendngjarje dhe në spital nga stafi mjekësor, fatkeqësisht ekipi mjekësor ka konsistuar vdekjen e të aksidentuarit”.

Komento: