
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Nagavc të Rahovecit, ku një veturë ka goditur dy persona të moshës madhore.
Si pasojë e aksidentit, një nga viktimat, rreth moshës 56-vjeçare, ka humbur jetën, ndërsa personi tjetër ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë trajtim mjekësor.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar Vlera Krasniqi, Zyrtare për Informim në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Gjakovës.
Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.
“Njesia Rajonale e Trafikut Rrugor është duke e trajtuar rastin bazuar në procedurat policore.”, tha ajo tutje.