Aksident me fatalitet në Podujevë, ka edhe të vdekur – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Aksident me fatalitet në Podujevë, ka edhe të vdekur

10:26 | 13 Nëntor 2019

Aksident tragjik në Podujevë, vdes një person.

Një aksident me fatalitet ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në fshatin Llapashticë të komunës së Podujevës.

Sipas policisë vozitësi mashkull shqiptar nga pakujdesia dyshohet se e ka goditur këmbësorin po ashtu mashkull.

Si pasojë e aksidentit, këmbësori ndërron jetë nga lëndimet e marra. . Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Fshati Llapashticë, Podujevë 12.11.2019 – 17:25. Është arrestuar vozitësi mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti nga pakujdesia me veturë ka goditur këmbësorin mashkull K-Shqiptar. Si pasojë e aksidentit, këmbësori nga lëndime e marra ka vdekur. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Komento: