Aksident me fatalitet në Viti, vdesin dy persona

10:34 | 01 Nëntor 2020

Aksident i rëndë në Viti: Dy persona të vdekur, një i lënduar.

Një aksident trafiku ka ndodhur mesnatën e së shtunës, ku dy persona kanë mbetur të vdekur dhe një tjetër është lënduar rëndë, raporton Express

Rasti ka ndodhur në rrugën “Kllokot” në Viti, mesnatën e së shtunës, ka njoftuar Policia në raportin 24 orësh.

“Ka ndodhur një aksident trafiku ku i përfshirë ka qenë vetëm një automjet me ngasës mashkull Kos. i cili ka humbë kontrollin gjatë ngasjes dhe është goditur në një ujëmbledhës nga betoni. Si pasojë e aksidentit dy persona meshkuj Kos. kanë humbur jetën dhe një tjetër mashkull Kos. është i lënduar rëndë”, ka bërë të ditur policia.

Me urdhër të prokurorit trupat e pa jetë janë dërguar në IML për obduksion, i lënduari gjendet në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

Komento: