Aksident me fatalitet në Vushtrri

23:23 | 30 September 2021

Aksidentet janë shtuar ditëve të fundit.

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte në Vushtrri.

Lajmin e ka bërë të ditur për Express, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas Policisë deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur nga pakujdesia e drejtuesit të automjetit.

Zahiti tha se viktima është i moshës 56-vjeçare ndërsa ndaj drejtuesit të automjetit i cili është 22-vjeçar, është shqiptuar masa e ndalimit.
Sonte, rreth orës 20:00 të datës 30 shtator 2021, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, gjegjësisht në segmentin rrugor Vushtrri, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet. Në aksident është përfshirë një automjet me targa vendore që ka goditur këmbësorin-viktimën E. Xh., 56 vjeçar, i cili si pasojë e lëndimeve të pësuara është raportuar se në ora 22:00 në QKUK- ka ndërruar jetë. Nga hetimet e para, deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur nga pakujdesia e drejtuesit të automjetit. Ndërsa të dyshuarit- drejtuesit të automjetit E. M., 22 vjeç, me aktvendim të prokurorit të rastit i është shqiptuar masa e ndalimit”, ka thënë Zahiti.

Komento: