Aksident me pesë të lënduar në Drenas, policia jep detaje – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Aksident me pesë të lënduar në Drenas, policia jep detaje

18:31 | 15 Prill 2019

Aksidentet e trafikur po vazhdojnë të bëhen shumë të shpeshta në vendin tonë.

Sot rreth orës 15:30, ka ndodhur një aksident trafiku në autostradë, afër fshatit Gjurgjicë të Drenasit.

Zëdhënësi Policisë së Kosovës, Daut Hoxha për Indeksonline ka treguar që nga ky aksident kanë pësuar lëndime trupore pesë persona.

“Rreth orës 15:30 është shkaktuar një aksident ne autostrade afër fshatit Gjurgjicë. Automjetet e përfshira në aksident kanë qenë një autobus dhe një automjet/kombi, me targa vendore. Raportohet se pesë persona 3 meshkuj dhe 2 femra, kane marr lëndime te lehta trupore, përderisa njësitet policore për menaxhim te trafikut ne autostrade janë ne duke kryer procedurat e nevojshme.”, u shprehë Hoxha.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!