Aksident me të lënduar mes një veture dhe autobusi

10:25 | 14 Shkurt 2022

Aksident mes një veture dhe autobusit në Istog, lëndohet një person.

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm ka ndodhur në fshatin Zabllaq të Istogut.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë një autobus dhe një veturë, ku si pasojë një person ka pësuar lëndime dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.

“Rreth orës 07:20 policia është njoftuar për një aksident në fshatin Zabllaq të Istogut. Në aksident ishin të përfshira një veturë dhe një autobus, një person ka pësuar lëndime dhe ka marr tretman mjekësor në QMF-në në Istog”, ka thënë Gashi.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me shkaqet që kanë quar deri tek aksidenti.

Komento: