Aksident me të lënduar në Koshtovë të Mitrovicës

20:30 | 25 Dhjetor 2019

Në Koshtovë të Mitrovicës ka ndodhur një aksident trafiku.

Si pasojë e aksidentit, janë krijuar kolona të gjata në këtë rrugë.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, e konfirmoi aksidentin, ai tha se si pasojë e aksidentit, 5 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

“Nga info fillestare, raportohet se aksidenti ka ndodhë rreth orës 18:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Zubin Potok segmenti rrugor fshati Koshtovë, tri vetura të përfshira, si pasojë e aksidentit pesë persona kane kërkuar tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë”, tha Zahiti.

Komento: